Nuk ka asnjë dyshim se ëndrrën për Realin e ka të madhe. Një yll që cilësohet si pasardhës i Lionel Mesit e Kristiano Ronaldos do të donte të luante për klubet më të mëdhenj të botës, dhe në këtë rast në Madrid, por Kilian Mbape ka edhe një bindje tjetër. Ëndrra e tij gjithashtu e madhe është që të luajë një ditë nën drejtimin e Jurgen Klopit, trajnerit gjerman që po shkëlqen me Liverpulin.
Vili Sanjol, ish-ylli i Francës dhe i Bajernit thotë se pikërisht Liverpuli ka një avantazh të madh ndaj rivalëve për të marrë sulmuesin 21-vjeçar, ka Klopin. “Me Klopin ai do të mund të mësonte më shumë aspektin mbrojtës të futbollit, diçka në të cilën nuk është ende aq shumë i mirë, – tha Sanjoli, një ish-specialist në mbrojtje, – me Klopin, Mbapeja do të bëhej një mbret. Çdo lojtar në botë ka dëshirë të luajë me Klopin”. Gjithsesi, trajneri i Liverpulit beson se Mbape do të mbetet këtë vit tek Paris SG. “Unë nuk shoh asnjë klub në gjendjen financiare për ta marrë”, – u shpreh gjermani.
Sfidanti.al