Red Bull zgjedh Drejtorin e ri Teknik, Vahè: Jam ne lartesine e duhur

Skuadra e Formula 1, Red Bull ka nje drejtor te ri teknik, Pierr Vahè. Ky i fundit zevendesoi Adrian Njuej i cili tani eshte i lire t’i perkushtohet projektit per te cilin po punon prej vitesh me Ben Ensli per America’s Cup. Njuej nuk do te largohet perfundimisht nga bota automobilistike, pasi ai do te bashkepunoje me Aston Martin per makinat e rruges, nderkohe qe do te jape kontribut ne Formula 1 edhe pse ne menyre te reduktuar. Per me teper vete Njuej mundesoi ardhjen te Red Bull te Vahè ne vitin 2013.

‘Jam i ndergjegjshem per rrezikun qe mbart ky pozicion-tha Vahè-nuk jam i shqetesuar, por dua te tregoj se jam ne lartesine e duhur. Adrian Njuej erdhi te me kerkoje dhe kjo me la shume pershtypje. Sigurisht qe nuk do te bej shume ndryshime, por do te veproj ne nje menyre krejt tjeter. Njuej punon me shume me aerodinamiken, kurse une preferoj punen me asfaltin, jam i terhequr nga menyra e funksionimit te gomave’.

Sfidanti.al