Prioriteti i Alonsos? Qëndrimi dhe kthimi te fitoret në Formula 1

E ardhmja e Fernando Alonsos mbetet e mbuluar nga misteri. Piloti i McLaren ka pranuar se po vlerëson disa mundësi  përpara që të vendosë përfundimisht per hapin qe do ndermarre. ‘Në këtë moment janë të hapura shumë opsione, por ajo që është e sigurt është dëshira ime për të luftuar jo për të arritur i 10 në garë por i pari-tha Alonso-prioriteti im mbetet Formula 1 dhe përpara se të shkoj në evenimente të tjera, dua të rigjej fitoret në këtë kampionat. Nuk do të marr asnjë vendim deri sa të mësoj atë që do të bëjë skuadra sic është edhe në akordin tonë’.Vetëm një ditë më parë, ish bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone kishte deklaruar se McLaren e kishte gjetur marrëveshjen me Renault që do të thoshte edhe qëndrim të Alonsos te skuderia britanike. Sa të vërteta  janë këto deklarata të Ecclestone?

Sfidanti.al