Reali i Madridit blindon protagonistët e tij. Skuadra e ‘Los Blancos’ zyrtarizoi lajmin për rinovimin e dy prej futbollistëve më të spikatur, Marcelo dhe Isco që të dy deri në vitin 2022 dhe këtë e ka bërë nëpërmjet komunikatave për shtyp në faqen zyrtare të Internetit. Vetë Marcelo u shpreh i lumtur për këtë zgjatje të bashkëpunimit me skuadrën kampione të Evropës. ‘Është një krenari e madhe për mua që të jem në historinë e Realit të Madridit-është shprehur Marcelo-jam shumë I lumtur dhe me fat që jam këtu. Rinovimi i kontratës edhe për 5 vjet është një ëndërr e bërë realitet’. Ndërkaq te Reali i Madridit nuk harrohet as përforcimi i ekipit dhe reparti i sulmit është vënë në qendër të vëmendjes. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, 4 janë emrat e futbollistëve të preferuar të klubit merenges dhe bëhet fjalë për Belottin, Lewandowskin, Aubameyang dhe Sanchez.
Sfidanti.al