Pas Majkëll Xhordanit, Donçiç kalon dhenjë rekord të Lebronit!

Me tripëll dabëllin e fundit barazoi vetveten e sezonit të kaluar. Luka Donçiç ka tani 8 të tillë, ndërsa NBA nuk ka arritur ende as 30 për qind të ndeshjeve, dhe pritet që ky edicion të jetë një shkëlqim pa precedent. Ai u bë lojtari i parë në historinë e NBA-së që arrin një tripëll dabëll me më shumë se 40 pikë, ndërsa nuk ka mbushur 21 vjeç. As Lebron Xhejmsi nuk e kishte bërë dot një gjë të tillë.

Luka realizoi 41 pikë, kapi 12 topa në tabela dhe shërbeu 11 asiste, dhe Dallasi fitoi ndaj Detroitit, 122-111, në ndeshjen e luajtur në Arenën e Meksiko Sisit, në kryeqytetin e Meksikës. “Ai na shkatërroi”, – pranoi trajneri i Detroitit, Duejn Kejsi. Skuadra nga Teksasi ka 17 fitore e 7 humbje, nisja më e mirë e sezonit nga ana e saj që nga 2014-2015. Donçiç u ndihmua nga Seth Kërri, vëllai i Stefën Kërrit, që shënoi 30 pikë duke e nisur ndeshjen nga stoli. Ai ishte i pari lojtar i Dallasit  që e bëri këtë që nga 34 pikët e Xhejzën Territ në 2012.

Sfidanti.al