Klop drejt historisë, vetëm Shenkli e Pejsli më shumë se ai në stol!

Në jetën gati 130-vjeçare të Liverpulit, dy janë trajnerët që veçohen më shumë se të gjithë. Ata quhen Bill Shenkli dhe Bob Pejsli. Skocezi i madh është babai i Liverpulit të madh, njeriu që e mori ekipin në 1959 në kategorinë e dytë, dhe e la në 1974 pas titujve në Angli dhe në Europë, si një nga skuadrat më të forta të kontinentit. Në 15 vjet karrierë ai fitoi thuajse gjithçka dhe hodhi themelet për skuadrën e kuqe që do të fitonte edhe Kupën e Kampionëve, sot Championsin.

Pejsli ishte anglez, dhe pasardhës i Shenklit. Ai e mbajti detyrën diçka më pak, 9 vjet, dhe po kaq do të jetë edhe Jurgen Klop nëse do ta respektojë deri në fund kontratën që e rinovoi pikërisht tani. Pejsli drejtoi nga 1974 deri në 1983 duke fituar 3 kupa të kampionëve dhe shumë kampionate në Angli. Emra të tillë si Keni Dalglish, Zherar Hulje dhe Rafa Benitez drejtuan për 6 vjet, ndërsa Klopi pritet t’i kalojë shpejt ata, pasi e ka marrë detyrën që nga viti 2015. Nuk dihet nëse ai do të fitojë dot 3 Championsi, siç bëri Pejsli, ndërsa ka barazuar Xho Faganin që fitoi në 1984 dhe Benitezin që ia doli në 2005.

Sfidanti.al