Pas debutimit të Uilliamsonit, në NBA pyesin sesi debutuan yjet dikur?!

Talenti i momentit dhe besohet i së ardhmes bëri një prezantim vërtet shumë të bukur në basketbollin amerikan, duke shënuar 22 pikë, e duke kapur 7 topa në tabela, e dhënë 3 asistë. Aspak keq për një 19-vjeçar në ligën më të fortë të botës, por si ka qenë debutimi i legjendave? Kur hedh sytë prapa, shikon se Mexhik Xhonson bëri startin më të bukur, kur me fanelën e Lejkërsave shënoi 26 pikë, kapi 8 topa në tabela e shërbeu 4 asistë. Lebron Xhejms gjithashtu shkëlqeu mjaft në debutimin me Klivlendin, duke shënuar 25 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 9 asistë. “Ajrori” Majkëll Xhordan nuk shënoi më shumë se 16 pikë, Kevin Durant pati 18 pikë në debutim, Shakill O’Nill realizoi 12 pikë e kapi 18 topa në tabela, ndërsa Stef Kërri arriti deri në 14 pikë. Tim Dankën ishte në debutim me 15 pikë, ndërsa Lerri Bërd shënoi 14.

Sfidanti.al