Inter, sa e vështirë për të marrë Eriksenin, por shpresa vdes në fund!

Nuk është e lehtë t’i marrësh një lojtar Zhoze Murinjos, dhe portugezi do të bëjë “finte” deri në fund. Kristian Eriksen mund të quhet një lojtar i niveleve të larta, që i bën shumë punë Totenhemit, dhe “ofensiva” e Interit po has në vështirësi. Një tjetër raund bisedimesh pa rezultat, dhe londinezët duket se ose duan të përfitojnë sa më shumë, ose ta detyrojnë Interin të heqë dorë, ose të sigurohen se do të gjejnë një zëvendësues për danezin, përpara sesa ai të largohet.

Akordi financiar mes klubeve nuk është gjetur, por “La Gazeta delo Sport” shkruan se mund të gjendet shpejt. Përsa i përket rrogës, zikaltërit janë gati t’i japin Eriksenit 7.5 milionë euro në sezon, plus shpërblime që shkojnë deri në 1.5 milionë në vit. Nuk dihet mirë për çfarë shume mundë të bien dakord për kartonin, por diferenca mund të mos jetë shumë e madhe.

Sfidanti.al