Sezonin e kaluar pak lojtarë ishin si ai, dhe Borusia e ndjeu për mirë praninë e sulmuesit të ardhur nga Spanja. Pako Alkaser ishte në formë të shkëlqyer, dhe kishte relata shumë të mira me trajneri Lysien Favre. Ka kaluar jo shumë kohë dhe panorama është përmbysur, me Alkaserin që nuk luajti ndeshjen e kaluar në Augsburg, dhe që nuk pritet të jetë në skuadër as këtë herë, në ndeshjen shtëpiake ndaj Këlnit. “Nuk di nëse ai do të qendrojë në Dortmund apo jo, – shprehet Favre, – nuk di nëse do të jetë edhe pas janarit”. Klubi është gati që Alkaser të largohet, por jo si huazim. Dortmundi kërkon dëmshpërblim financiar, ndërsa sulmuesi pëlqen të kthehet në Spanjë. Një vështirësi më shumë për të është fakti që në ekip ka ardhur sulmuesi 19-vjeçar, Erling Haland, që shënoi 3 gola që në debutim.
Sfidanti.al