Një natë legjendash në UFC, Nurmagomedovi ndeshet me Gejçin!

Dhimbjen për babanë do ta ketë padyshim deri në atë kohë, por koha do të rrjedhë, dhe jeta do të vazhdojë. Habib Nurmagomedov e ka gjetur kundërshtarin e radhës, amerikanin Xhastin Gejçin (Gathje), i cili fitoi brezin e kampionit pas fitores spektakolare ndaj Toni Fergusonit. Dueli në oktagon, për titullin në UFC, do të jetë në 24 tetor të këtij viti, dhe do të jetë lufta e parë e dagestanasit që pas vdekjes së babait dhe trajnerit të tij, Abdulmanap, për shkak të koronavirusit. Habibi, 31-vjeçar ka 28 ndeshje dhe 28 fitore, ndërsa kundërshtari i tij është gjithashtu 31 vjeç, ka 22 fitore e 2 humbje. Ndeshja e fundit e Nurmagomedovit ishte ajo ndaj ish-kampionit Konor Mekgregor, që tërhoqi vëmendje të madhe dhe përfundoi me fitoren e nënshtetasit të Rusisë.

Sfidanti.al