Barcelona nuk heq dore nga Lautaro Martinez. Sipas te perditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’ katalanasit kane nje problem, te ardhurat, te cilat per shkak te pandemise coronavirus jane reduktuar me 200 milione Euro. Per te arritur te argjentinasi, Barcelona mund te tentoje serish me oferten 70 milione Euro dhe kartonin e Junior Firpo ose te shese ndonje nga sulmuesit aktuale duke qene se ne shtator do te bashkohet talenti portugez Francisco Trincao.
Gjithnje sipas ‘El Mundo Deportivo’, Barcelona ka nje akord verbal me Lautaro Martinez per 5 sezonet e ardhshme, por arritja e nje marreveshjeje me Interin eshte shume e veshtire tani qe ka skaduar edhe klauzola e kontrates se sulmuesit prej 111 milione Eurosh. Ne repartin e avancuar ai qe ka probabilitetin me te larte per t’u larguar eshte Ousmane Dembele qe pelqehet nga Manchester United dhe PSG dhe qe ka nje vlere shume te larte.
Sfidanti.al