NBA, nisin testet me tamponë për personat asimptomatikë

Edhe kampionati amerikan i basketbollit po përgatitet të kthehet në parket, por me shumë kujdes. Komisioneri i NBA, Adam Silver në një videokonferencë me lojtarët, u shpjegoi se është e mundur që pjesa e mbetur e sezonit të zhvilloihet në 1 ose 2 lokalitete, sigurisht me dyer të mbyllura.

‘Nuk ka asnjë motiv që të bësh skuadrat të udhëtojnë nëse nuk ka tifozë, 1 apo 2 lokalitete janë më të sigurta-u shpreh Adam Silver

Ndërsa , përsa u përket parandalimit të numrit të të prekurve, u lejua kryerja e testeve me tampon për personat asimptomatike. Fillimisht Liga e refuzoi kërkesën e bërë nga skuadrat për kryerjen e këtyre testeve, por tani ajo u pranua. Tamponët gjenden praktikisht në të gjitha qytetet amerikane dhe ka mjaftueshëm për të kryer kontrolle të herë pas hershme të basketbollistëve, stafeve, pa ndikuar edhe në pjesën tjetër të popullsisë. Për të mbyllur sezonin NBA ka përllogaritur se do të jenë të nevojshme rreth 15 mijë tamponë.

Sfidanti.al