Venger, pse e the kaq vonë pendesën për largimin nga tempulli “Hajbëri”?!

Kishte një Arsenal të para vitit 2006, dhe një tjetër pas tij. Qëllimi ishte nga më të mirët, pasi klubi i madh londinez dëshironte një stadium më të madh, ndaj edhe pranoi “Emirejtsin” në krahasim me “Hajbërin”. Padyshim, në aspektin financiar gjithçka u bë më mirë, të ardhurat shumë më të mëdha, komoditeti ku e ku, veçse atmosfera ishte krejtësisht e shpëlarë në krahasim me tempullin e vjetër.

“Për mua, “Hajbëri”, do të thotë dashuri, – shprehet Arsen Vengeri, trajneri që drejtoi Arsenalin në të dyja epokat, – ne donim të krijonim një stadium me po ato emocione, por shpirti ynë mbeti në “Hajbëri”. Nuk e patëm më, të njëjtën atmosferë. Ishte diçka e jashtëzakonshme lidhja me tifozët. Kur gjuajte një korne, një rivënie anësore, mund të tokje dorën me tifozë, një atmosferë që nuk e kemi sot, dhe që e gjen tek Liverpuli apo Evertoni”.

“Hajbëri”, i quajtur zyrtarisht “Stadiumi Arsenal”, ishte shtëpia e “topçinjve” nga 1913-ta deri në 2006, vendi ku ata kremtuan 13 titujt kampionë, që nuk janë asfare pak për historinë e futbollit anglez. Në kulmin e tij, “Hajbëri” kishte 73 000 vende, por pas reformave të detyruara në Angli, pas tragjedisë së “Hillsborout”, kapaciteti zbriti në 38 000 afërsisht. Vetë Vengeri fitoi 3 titujt e tij aty. “

Sfidanti.al