Nëse mundej, kë lojtar të “pensionuar” do merrte Klopit? Kë tjetër, Xherrardin!

Do të kishte dashur që kjo të kishte pasur mundësi të ndodhte, dhe ai të përfitonte dyfish. Së pari, të kishte në skuadër një kapiten të madh si Stiven Xherrardi, të cilin e donte e gjithë bota, si dhe të mundej t’i jepte një titull kampion atij që nuk ia doli kurrë. Jurgen Klopi nuk e pati aspak të vështirë të gjendte përgjigjen për pyetjen: Kë nga lojtarët e tërhequr të Liverpulit do të kishe marrë, nëse do të kishte qenë e mundur? “Kjo është shumë e lehtë, – tha trajneri i të kuqve, – Stiven Xherrardin. Do të kishte qenë një nder dhe një kënaqësi, por edhe Stivi do të duhej të luftonte për vendin në skuadër”.

Ish-mesfushori i madh me numrin 8 luajti gjithë karrierën me Liverpulin, me përjashtim të kohëve të fundit, dhe fitoi Championsin në 2005, por nuk ia doli të fitonte Bundesligën, ndonëse iu afrua në 2009 dhe 2014. Liveruli i Klopit është pranë fitores së titullit, pas 30 vjetësh pritjeje, ndërsa vitin e kaluar fitoi edhe Championsin.

Sfidanti.al