Solskjaer dhe frika e lojtarëve: Mos i kritikoni ata që refuzojnë të luajnë

Në median britanike së fundmi është folur për mundësinë e një revolte të futbollistëve kundër fillimit të Premier League. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer që foli në lidhje me këtë mundësi në një intervistë për Sky Sports UK duke kërkuar që të mos kritikohen ata futbollistë që refuzojnë të luajnë.

‘Nuk kam asgjë kundër ndaj atyre futbollistëve që refuzojnë të zbresin në fushën e lojës-tha Solskjaer-as nuk do t’i kritikoj në të ardhmen. Nëse gjatë sezonit një sportist nuk e ndjen veten gati që të hyjë në lojë, nuk mendoj se duhet ta bëjnë me cdo kusht. Mendoj se nuk ka shumë shqetësime në gjendjen aktuale; ne iu besojmë ekspertëve, zyrtarëve shëndetësore dhe mendimeve të tyre. Kushedi kur do të mund të fillojmë që të luajmë’.

Sfidanti.al