NBA ndalon stilin ‘ninja’ për lojtarët që u frymëzuan nga Rafael Nadal

Shiritët e lidhur në kokë në stilin ninja do të zhduken nga parketet e NBA sezonin e ardhshëm. Kjo është ajio që ka konfirmuar gazetari Adrian Vojnarovski që iu referua deklaratrës së një prej drejtuesve të NBA, Majk Bas:

‘Shiritat në kokën e lojtarëve në stilin ninja nuk janë pjesë e uniformës dhe nuk janë miratuar nga Liga e Basketbollit-tha Bas për ESPN-skuadrat kanë shfaqur shqetësimet e tyre për përbërjen e këtyre shiritave, gjatësisë dhe mënyrës si janë vendosur dhe kjo duhet riparë përpara se të ndërmerren hapa për ndryshime në rregullore’.

Një ndër të parët që sollën modën e rripave ‘ninja’ në NBA ishte Holidej I Nju Orlins Pelikans, por ideja I kishte lindur prej kohësh. Por nga erdhi frymëzimi në këtë aspect?

Shirita të tillë janë të zakonshme te ekipet e femrave në institute ose universitet në disa sporte, volejboll, basketboll, lakros. Por impaktin më të madh në nivelin profesional e ka në tenis. Nike krijoi modele ekskluzive për Federer e Rafael Nadal dhe tashmë ato kanë fituar shumë popullaritet dhe Holidej e përshtati për stërvitjtet e tij verore dhe më pas e përdori edhe në ndeshjet e Pelikans. ‘Jam admirues I Nadalit-tha përpara pak kohësh Holidej kur u pyet për ndikimin e tenistit spanjoll në vendimin e tij për të vendosur shiritin në kokë.

Sfidanti.al