Barcelona po përjeton një start të jashtëzakonshëm në LaLiga, ndërsa treshja e saj sulmuese po shkruan emrin në historinë e kampionatit spanjoll.
Raphinha, Lamine Yamal dhe Fermín López kanë realizuar së bashku 16 gola në pesë javët e para të LaLiga-s, duke barazuar një rekord që nuk ishte prekur prej plot 68 vitesh.
Shifra prej 16 golash i vendos ‘yjet’ e Barcelonës në të njëjtin nivel me një treshe legjendare të Real Madridit. Alfredo Di Stéfano, Ferenc Puskás dhe Héctor Rial kishin realizuar po 16 gola në pesë ndeshjet e para të sezonit 1958/59.
Por rekordi absolut mbetet ende larg. Në sezonin 1940/41, treshja e Sevillas e përbërë nga Guillermo Campanal, Miguel Torrontegui dhe José López realizoi 24 gola në pesë ndeshjet e para. Në të njëjtin sezon, treshet e Atlético Madridit dhe Celta Vigos arritën nga 17 gola.
Edhe brenda historisë së Barcelonës, Yamal, Raphinha dhe Fermín kanë barazuar një tjetër shifër të rëndësishme. César Rodríguez, Marcos Aurelio dhe Estanislao Basora kishin realizuar 16 gola pas pesë ndeshjeve të sezonit 1950/51.
Kështu, treshja e re e Barcelonës po rikthen në skenë një rekord të vjetër dhe po jep sinjale të qarta se mund të jetë një nga repartet sulmuese më të frikshme të sezonit.

