Historia e përdhunimit nga ana e Nejmar u shndërrua në një boomerang për Nazhila Trindade Mendes de Souza. Policia e Sao paulos e akuzoi për mashtrim processor, shpifje dhe shantazh për akuzat e ngritura ndaj Nejmarit për përdhunim në një hotel në Paris në 15 maj. Po kështu nën akuzë është vënë edhe ish bashkëshorti I saj, Estivens Alvesh për mashtrim dhe shpërndarje të materialeve erotike
Sipas globo.com, akuza ndaj modeles vjen pas mbylljes së hetimeve nga ana e policisë që kishte si protagonist kryesor pikërisht Nejmatin. Cështja qëmbaje secrer, u dërgua në Gjykatën e Drejtësisë për t’u marrë në shqyrtim nga Prokuroria
‘Nga provat që u dolën nga hetiemet, autoritetet vendosën të akuzojë Nazhila Trindade Mendes dhe Estiven Alvesh, ish bashkëshorti I saj, për krimin e mashtrimit processor-theksohet në një komunikatë të Zyrës së Sigurisë Publike-po kështu Alvesh u akuzua edhe për shpërndarje të materialeve erotike të Nazhilës te një gazetar në mënyrë që imazhet e saj të shfaqeshin në internet. Në të njëjtën kohë autoritetet e akuzojnë Nazhilan për akuza të rreme dhe shantazh’.
Ndërkaq, avokati mbrojtës I Nazhilës, kosme Arauzho deklaroi se në akuzat e klientes të tij kishte dicka që nuk shkonte dhe të cuditshme. Tashmë cështja Neymar është përfundimisht e mbyllur me policinë që vendosi që të mos akuzojë Nejmarin pasi nuk kishte elementë për ta bërë këtë.
Sfidanti.al