NBA All Star Game, mbyllen votimet, mësohen lojtarët titullarë te ekipeve

Në kampionatin amerikan të basketbollit janë mbyllur tashmë votimet për lojtarët që do të luajnë në të famshmen NBA All Star Game, të cilët do të ndahen në skuadrat e kapitenëve LeBron Xhejms dhe Janis Antetokumpo, ndërkohë që në 31 janar do të mësohen edhe emrat e lojtarëve rezervë të kësaj sfide spektakolare. Në 7 shkurt, kapitenët do të bëjnë përzgjedhjen e tyre në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizion. Përsa i përket sfidës së All Star Game, të gjitha evenimentet në lidhje me të do të zhvillohen në Sharlot, në 16-18 shkurt.

Përvec 10 lojtarëve titullarë, janë zbuluar edhe fanelat që ata do të veshin për këtë ndeshje. Dizajni i këtyre fanelave është i ngjashëm me atë të vitit 1991 kur Sharlotë për herë të parë u bë vendi që priti All Star Game. Për t’i bërë një homazh skuadrës së vendit që pret këtë sfidë, në uniformat e skuadrave shfaqet edhe logoja e folesë së bletëve.

sfidanti.al