Lindsi Von nuk garon në fundjavë; por nuk ka tërheqje të parakohshme

Lindsi Von nuk do të jetë e pranishme në garën e radhës; atë të zbritjes së lirë në Garmish që është këtë fundjavë. por kjo nuk do të thotë se ajo do të deklarojë tërheqjen përpara kohe nga skitë, dicka të cilën ajo e la të nënkuptohej javën e kaluar me deklaratën e saj.

Vetë skiatorja amerikane theksoi se në garën e zhvilluar në Kortina ajo pësoi një dëmtim të lehtë në gjurin në të i cili kishte pasur edhe më parë probleme dhe se ka nevojë për t’u riaftësuar. Kjo do të thotë se lamtumira e Lindsi Von nga skitë do të ndodhë pikërisht në përfundim të Botërorit në Aare, një eveniment që për shumë arsye është shumë i rëndësishëm për skiatoren më të mirë të të gjitha kohërave

sfidanti.al