Mik Shumaher nuk shqetësohet për krahasimin me të atin, Mikael

pas  fitores së titullit kampion Evropë në Formula 1, për Mik shumaher kanë filluar të bëjhen krahasimet me babain e tij, Mikael, madje është arritur deri aty sa ta shohin atë  të ndjekë të njëjtën rrugë si legjenda e Formula 1 dhe të bashkohet me skuderinë italiane Ferrari. Por për 19 vjecarin duket se e gjithë kjo që po ndodh rreth tijduket se nuk është shumë shqetësuese.

‘Nuk ka asnjë problem me krahasimet që më bëjnë me babain tim-tha Schumacher Jr-ai është më i miri dhe për këtë arsye është edhe modeli im. Edhe kampionë të tjerë të botës krahasohen me babain tim’

Këtë deklaratë, Shumaher xhunior e bëri në një intrvistë të tij për televizionin gjerman RTL gjatë xhirimeve të një filmi dokumentar të titulluar ‘Schumacher; brezi i ardhshëm’ ku flitet edhe për David Shumaher, djalin e Ralf Shumaher dhe maksimilian Gynter që do të jetë pjesë e Formula 3. përsa i përket karrierës së Mik Shumaher, për 19 vjecarin botërori i Formula 1 mund të presë pasi 19 vjecari vitin e ardhshëm do të garojë në Formula 2 me skuadrën e tij Prema

sfidanti.al