Kapriçoja e fundit e Mejuedhër, shpenzoi 5.3 milionë USD në një agjendari të Beverli Hills

Floid Mejuedhër na ka mësuar me kapriciot e tij të kushtueshme. boksieri amerika nuk ka ngurruar asnjëherë që të tregojë nëpërmjet rrjeteve sociale gjithë blerjet e tij për të cilat ka bërë shpenzime marramendëse dhe të paimagjinueshme për një person me të ardhura normale.

Portali amerikan TMZ zbuloi kapricion më të fundit të Mejuedhërit që këtë radhë bleu një sërë objektesh të cmuara në një argjendari të Beverli Hillsit me vlerën e 5.3 milionë Dollarëve (mbi 4.6 milionë Euro). mësohet se Mejuedhër bleu një unazë 30 karatë për 2.4 milionë Dollarë, një byrzylyk me diamantë për 1.5 milionë Dollarë, një varëse floriri e 3 orë për vlerën e 500 mijë Dollarëve

Mejuedhër mund t’ia lejojë vetes këto shpenzime luksi, falë edhe vendimit të tij për t’u rikthyer në ring pasi në 31 dhejtor ai do të përballet me yllin japonez të kickboxit, Tenshin Nasukava që do t’i sjellë atij përfitime milionere.

sfidanti.al