Majemi lë takim me Lebronin në finalen e NBA-së, nuk ka lavdi Lejkërs-Boston!

Parashikimet nuk u hodhën poshtë në asnjërin rast. Edhe gjysmëfinalja tjetër e NBA-së përfundoi me suksesin e skuadrës me më shumë përvojë, dhe ajo ishte Majemi Hit. Formacioni nga Florida eleminoi Boston Sëlltiksin, fitoi titullin në Lindje dhe arriti në finalen e madhe ku do të jetë përballë ish-yllit të saj, Lebron Xhejmsit. Mbreti i basketbollit fitoi dy tituj të NBA-së me Majemin, por këtë vit do të sfidohet nga fytyra të reja. Suksesi i floridasve ishte bindës, 125-113 dhe seria finale në Konferencën Lindore përfundoi 4-2 për të mbiquajtur “të nxehtët”. Bam Adebajo, një nga basketbollistit më të mirë të Majemit, mori udhëheqjen këtë herë duke shënuar 32 pikë, kapur 14 topa në tabela e shërbyer 5 asistë.

Aspak keq ai që quhet lideri, veteran Xhimi Batler me 22 pikë e 8 asistë, ndërsa një ndihmë e madhe u dha nga të tjerët. Herro shtoi 19 pikë, slloveni Goran Dragiç 13 pikë të tjera, Iguodala 15, po aq sa Robinson. Bostoni, ndërkaq, nuk u dorëzua aspak lehtë dhe luajti fort deri pranë fundit. Në tre perioda nga katër, rezultati ishte tepër i ngushtë, ndërsa Braun, Tatëm, Smart apo Uolker bënë një paraqitje shumë të mirë. Sëlltiksat, rekordmenë të titujve në basketbollin amerikan, vuajtën mungesën e përvojës dhe nuk arritën të krijonin finalen e ëndërruar, më të madhen në histori, Lejkërs-Boston.

Sfidanti.al