Kthehet Luka Donçiç, kthehet fitorja për Dallasin!

Mungoi për një kohë jo edhe aq të vogël, dhe skuadra e tij arriti ta përballonte në një farë mënyre sezonin pa të. Luka Donçiç tashmë u bë gati, madje u hodh direkt “në betejë”, duke udhëhequr Dallasin në fitoren numër 20 këtë sezon. Talenti nga Sllovenia ishte më i miri në suksesin 102-98 arritur në derbin e Teksasit ndaj San Antonios. Vetë Donçiç iu afrua tripëll dabëllit, pavarësisht se kishte kohë pa luajtur. Ai shënoi 24 pikë, kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 8 asistë, ndërsa u mbajt në fushë 33 minuta. Me këtë fitore, Dallasi është në pesë vendet e para të Konferencës Perëndimore, ndërsa Donçiç tashmë mund të rifillojë garën për të qenë lojtari më i mirë i sezonit.

Sfidanti.al