Klivlend frenon Çikagon, bien Boston dhe San Antonio

Klivlend frenon Çikagon në momentin e tyre më të mirë. Skuadra e Kavaliers mundi Bullsat në Quicken Loans Arena me reultatin 115-112 duke ndërprerë serinë e 7 fitoreve radhazi të skuadrës së Bulls.  Kavaliers e bëri diferencën në periodën e parë dhe të katërt për të mposhtur skuadrën nga Illinois dhe spikati LeBron Xhejms  me 34 pikë, 9 pasime e 6 topa në tabelë, ndërkohë që nuk mbeoti prapa as Kevin Love me 27 pikë

Boston humbet ndaj Nju Jorkut në Madison Square Garden me rezultatin 102-93. Bisli me 32 pikë e 12 topa në tabelë ishte protagonisti kryesor për knicks, ndërkohë që një paraqitje mjaft të mirë bëri edhe kanter me 14 pikë e 10 topa në tabelë. Për Bostonin 32 pikët e Irving e 17 të Tatum nuk mjaftuan për ta mbyllur këtë ndeshje në favorin e tij.

San Antonio bie në Vinit Smart Home Arena të Solt Lejk Siti. Skuadra teksane u mund nga Jutah  Xhaz 89-100 duke u frenuar pas 3 fitoreve radhazi. San Antonio vetëm në periodën e trete bëri të mundur të rivalizojë disi me Jutah që kryesoi gjatë gjithë kohës në rezultat dhe ata që spikatën ishin Hood me 29 pikë, Fejvors me 14 pikë e 9 topa në tabelë e Riki Rubio me 11 pikë e 11 topa në tabelë.

Sfidanti.al