Gallatasaraji ‘i falet’ sërish Terimit, e merr në stol për herë të katërt

Fatih Terim ulet sërish në stolin e Gallatasarajit. Trajneri 64 vjeçar  që ka qenë eedhe trajneri i përfaqësueses turke do të drejtojë një prej klubet më të njohur në futbollin e këtij vendi deri në fund të këtij sezoni me synimin për ta ndihmuar atë që të arrijë objektivat madhorë sic është fitimi i kampionatit.

Terim ose sic e njihet ndryshe me pseudonimin ‘Perandori’ zëvendëson në stolin e Gallatasarajit, Igor Tudor të shkarkuar. Ajo që të bën përshtypje në këtë emërim të Terim te Gallatasaraji është se 64 vjecari ulet në pankinën e kësaj skuadre për të katërtën herë në karrierën e tij. Më parë Fatih Terim e ka drejtuar Gallatasarajin në periudhat 1996-2000, 2002-2004 dhe 2011-20133 duke mundur të fitojë 6 tituj kampion të Turqisë, 4 Kupa të Turqisë, 2 Superkupa turke dhe 1 Europa League.

Sfidanti.al