Shikoni yjet përrallorë të formacioneve historike në “El Klasiko”

Reali i Madridit dhe Barcelona kanë qenë gjithnjë dy klubet më të mëdhenj të botës, edhe atëherë kur dominonte Seria A, Premier Liga, Bajerni apo Ajaksi. Me El Klasikon që luhet nesër në orën 13:00, prag ndeshja përfshin edhe tentativat për të krijuar formacionin më të mirë të të gjitha kohëve për secilën skuadër.

Edhe nëse do të veçonim vetëm sulmin, sërish do të kishim potencial “atomik”, pa llogaritur mesfushën, mbrojtjen apo portën. Kështu, Reali (që këtë herë është zot shtëpie në “Bernabeu”) do të kishte këtë vijë ofensive, sipas përzgjedhjes së gazetës “Marka”: Kristiano Ronaldo-Raul Gonzales-Alfredo Di Stefano. Duke kaluar tek Barcelona, treshja e sulmit do të ishte Lionel Mesi-Ronaldinjo-Johan Krujf.

Tepër e vështirë zgjedhja e lojtarëve të duhur, pasi formacioni ka vetëm 11 pozicione, ndërsa për “merengesit” dhe “blaugranët” kanë luajtur yje thuajse pa fund. Në seleksionin e “Markës” kanë mbetur jashtë emra të mëdhenj si Pushkash, Gento, Santiliana, Kamaço, Huanito, Butragenjo. Po ashtu, tek Barça duket si padrejtësi kur nuk shikon Suarezin e dikurshëm, Pikenë, Etonë, Romarion apo Stoiçkovin.

Formacioni i Realit: Kasijas – Roberto Karlos, Hierro, Sergio Ramos – Zinedin Zidan, Luka Modriç, Fernando Redondo, Miçel – Kristiano Ronaldo, Raul Gonzales, Alfredo Di Stefano.

Trajner Zidan (apo Munjoz?)

Formacioni i Barcelonës: Viktor Valdes – Ronald Koeman, Karles Pujol, Dani Alvesh – Andres Iniesta, Sergi Buskets, Ksavi Hernandez, – Maradona – Lionel Mesi, Ronaldinjo, Johan Krujf.

Trajner Guardiola

Sfidanti.al