Gasol: Do të doja në finale Barcelonën dhe Realin e Madridit

Një nga yjet kryesorë të NBA-së amerikane dhe një nga basketbollistët më të mirë evropianë të të gjithë kohërave, Pau Gasol, bëri dje një prononcim për temën e futbollit, ndërsa veçoi dy ekipet që do të donte të shihte në fushë në ndeshjen finale të Champions-it – Barcelonën dhe Realin e Madridit. Qendra e San Antonio Sparsëve tha se ai do të jetë i kënaqur, nëse në finalen e madhe në Kiev do të shihte dy ekipet kryesorë rivalë spanjollë që, në fakt, e kanë rrugën të hapur drejt finales së Champions-it, duke qenë se arritën rezultate mjaft të mirë që ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve, duke mundur, respektivisht, thellë Reali Juventusin 3-0 në fushën e këtij të fundit, kurse Barcelona Romën 4-1 në “Kamp Nou”.

“Do të doja që në finale të shihja Barcelonën dhe Realin e Madridit. Sigurisht që të dy këta ekipe, fillimisht, do të duhet që të kalojnë fazën e tanishme çerekfinale, gjë që për ta është një detyrë, pak a shumë, e lehtë, duke pasur parasysh rezulatet e ndeshjeve të para çerekfinale, dhe, më pas, duhet të kalojnë fazën gjysmëfinale që nuk do të jetë një detyrë e lehtë, por jo e parealizueshme”, vuri në dukje Pau Gasol, ndërsa sa i përket golat spektakolar që shënoi Ronaldo, ai tha se ai ishte një gol i jashtëzakonshëm që e treguan edhe duartrokitjet e tifozëvë të Juventusit. “Një gol të tillë mund ta bëjnë vetëm dy ose tre lojtarë në botë. I heq kapelën”, tha basketbollisti famshëm spanjoll.

Sfidanti.al