Federer: “Do të luaj, deri sa Mirka të më thotë që të dal në pension”

Tenisti legjendar zviceran, Rozher Federer, edhe pse ka mbushur 36 vjeç, vazhdon që të luajë një tenis të klasit të lartë që e tregoi edhe mbrotja nga ai të titullit të kampionit të turneut Grand Slam, Australia Open. Duket se ai, çdo vit që kalon, po bëhet gjithnjë e më i mirë! Duket qartë se ai nuk është për të dalë në “pension”, megjithëse ai thotë se do të pensionohet, sapo këtë gjë t’ia kërkojë atij bashkëshortja e tij, Mirka, që ëshë edhe mbështetja e tij më e madhe.

“Nëse bashkëshortja ime më thotë që të ndalojë, atëherë, unë, menjëherë, do të ndalojë, sepse ajo mbështetja ime më e madhe dhe vetëm, për shkak të asaj, unë nuk dola në ‘pension’ disa vite më parë. Mirka me katër fëmijtë tanë do të thonë shumë për mua dhe nga ajo unë marr një mbështetje të madhe. Pa të, jeta ime do të kishte marrë një drejtim tjetër”, deklaroi Federeri mbasi fitoi trofeun e turneut të rëndësishëm të mësipërm.