Fanela e James në All Star Game 2020 shitet në ankand për…630 mijë Dollarë

Fanela që veshi ylli I Los Angeles Lakers në NBA All Star Game të 2020 të zhvilluar në United Center të Chicagos në 16 shkurt u shndërrua në më të shtrenjtën në historinë e fanelave moderne të NBA. Një blerës nëpërmjet faqes së internetit NBA Auctions arriti të sigurojë fanelen që veshi James në atë sfidë për vlerën e…630 mijë Dollarëve

Asnjëherë më parë nuk ishte paguar kaq shumë për fanelën e një basketbollisit ende aktiv dhe për të pasur një referencë, mjafton të themi se tani, fanela e LeBron James që ka arritur vlerën më të lartë në merkato deri tani ishte ajo që që ylli I Lakers kishte veshur në shkollën e mesme Vincent St.Mary për të cilën u paguan 192 mijë Dollarë

Sfidanti.al