Tifozët ultras në Bundeligën gjermane kërcënojnë me ndërprerjen e ndeshjeve të kësaj fundjave deri në mbylljen para kohe të tyre për të mbrojtur të drejtën e tyre për të protestuar. Organizata “Fanszene Deutschland” I dërgoi një letër Federatës Gjermane të Futbollit, DFB të titulluar: ‘Dënime kolektive për të mbrojtur një miliarder’
Konflikti nisi pas një sanksioni të dhënë në drejtim të tifozëve të Borussia Dortmund që nuk do të mund të ndjekin skuadrën e tyre për 2 vjet në ndeshjet në shtëpi kundër Hoffenheimit për fyerjet dhe pankartat që u interpretuan si kërcënim me vdekje kundër padronit të Hoffenheimit, Dietmar Hopp.
Në javën pasardhëse pati një sërë aksionesh solidariteti të grupimeve të ndryshme të tifozëve ultras me ata të Dortmundit, ku ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte tifozeria e Bayernit të Mynihut me pankarta dhe fyerje kundër Hopp në sfidën kundër Hoffenheimit. Kjo bëri që 13 minutat e fundit të kësajh ndeshje futbollistët e të dy ekipeve bënë një lloj greve duke pasuar topin mes tyre në mesfushë. Gjatë javës u fol edhe se deri ku do të arrijnë tifozët me protestat e tyre dhe ku fillon kufizimi I lirisë së shprehjes.
DFB dhe klubet shprehen se kjo liri mbaron kur fillon sulmi ndaj një personi, kur bën apel për dhunë ose kur shfaqet diskriminimi apo racizmi. Ndërsa tifozët ultras I kritikojnë për faktin se në të kaluarën në rastet e fyerjeve raciste as klubet e as Federata nuk janë sjellë kaq ashpër sic po bëjnë tani teksa marrin në mbrojtje Hopp
Sfidanti.al