F1, Wolff: Mercedes, përsëri para të tjerëve? Më mirë të jemi të kujdesshëm

Toto Wolff shtyn për në garat e para parashikimet në prag të sezonit të ri të Botërorit të Formula 1 edhe pse testet deri tani kanë treguar se Mercedes është akoma makina më e shpejtë

‘Duhet të jemi të kujdesshëm-tha Shefi i Mercedes-më kujtohet viti i kaluar. Ferrari ishte shumë mirë në teste, por në Australi fituam ne. duhet të shohim testet e fundit për të parë kohët e shpejta me më pak karburant. Prova e parë e vërtetë do të jetë në Melbourne, atje do të shohim të vërtetën’.

Wolff foli edhe për rivalët duke nisur nga Ferrari.

‘Është gjithnjë e rrezikshme të analizosh testet-vijoi Toto Wolff-vitin e kaluar Ferrari ishte shumë i shpejtë dhe të gjithë thanë se ishte favorit. Testet janë të vështirë për t’u analizuar. E shoh mjaft të fortë. Red Bull? Është i shpejtë, ndoshta pak më i shpejtë se Ferrari, por të vërtetën do ta mësojmë në Melbourne’

Është e pamundur që të evitohet cështja coronavirus.

‘Besoj se edhe ne jemi në rrezik-tha Wolff-para një jave cdo gjë ishte normale, më pas në Itali e vende të tjera situata ndryshoi totalisht. besoj se brenda një jave gjërat mund të ndryshojnë, eventet sportive janë në rrezik’.

sfidanti.al