Zajon Uilliamsoni është bërë kërshëria e re dhe e momentit në NBA, por nuk duhet harruar ai që çmeriti vjet. Luka Donçiç u kthye sërish në qendër të skenës me një tripëll dabëll në fitoren e Dallasit në fushën e San Antonios, një tjetër hap në drejtimin e duhur, për një skuadër që synon vendet e para në Perëndim.
Donçiç shënoi 26 pikë, kapi 10 topa në tabela e shërbeu 14 asistë, duke e treguar veten përsëri një basketbollist shumë të kompletuar. Ylli 19-vjeçar nga Sllovenia gaboi shpesh nga largësia për tri pikë, por sërish ishte vendimtar, në fitoren e derbit të Teksasit. Dallasi udhëhoqi në pjesën më të madhe të ndeshjes, por në periudhën e katërt San Antonio kaloi në avantazh. U desh që Donçiç të reagonte, ashtu si edhe Kristaps Porzingis që të mbrohej fitorja 109-103. Letonezi realizoi 28 pikë e kapi 12 topa në tabela, ndërsa DeRozan ishte më i miri për vendasit me 27 pikë. San Antonio nuk pati Lamarkus Olldrixhin e dëmtuar.
Sfidanti.al