Van Basten, shigjetë e helmuar ndaj Sacchit: U tregua pak i ndershëm

Marco Van Basten ka qenë një prej simboleve të Milanit të mrekullueshëm të Arrigo Sccchit, por holandezi për cudi nuk ka fjalë të ëmbla për trajnerin e tij rë atyrë kohëve

‘Arrigo Sacchi? Nuk ka pasur feeling personal mes meje dhe tij-tregon Marco Van Basten-nuk më ka dhënë asnjëherë përshtypjen se ishte i ndershëm në raportet njerëzore. kur nuk ishte i kënaqur për mënyrën sesi stërviteshim, kapej me të rinjtë, më të dobëtit’

Van Basten foli edhe për raportet me Ibrahimovic, ku edhe ato nuk ishin aspak të lehta.

‘U ktheva te Ajaxi si trajner dhe një djalë i ri më provokoi-tregon Van Basten-Je van Basten më tha teksa më pasoi topin, më trego se cfarë di të bësh, por unë nuk e lëvizja dot më kaviljen. Kush ishte? Jam i sigurt se e njihni, quhej Zlatan Ibrahimovic’

Holandezi iu kthye sërish eksperiencës së tij te Milani, ku kujtimet janë vetëm të këndshme

‘Në Milano ndihesha sikur të ishte pjesë e familjes sime-tha Van basten-së bashku jetuam një jetë të tërë. Më keni parë të rilind si futbollist dhe si njeri. Më keni parë të rritem dhe për fat të keq patë edhe fundin tim. Isha i bindur se do të zgjaste përgjithmonë, shokëve të skuadrës u thosha që do ta lija futbollin në moshën 38 vjecare. Në fillim nuk e kuptoja, isha shumë i përqendruar te gjendja ime e dobët. pyesja veten se përse këto vuajtje më ranë mua për pjesë. nuk e mora kurrë një përgjigje’.

sfidanti.al