Mbrëmja e së mërkurës në Lion të Francës ishte për t’u harruar për Cristiano Ronaldon që me Juventusin e tij humbi ndeshjen e parë të 1/8 të finaleve ndaj skuadrës vendase të Olympique Lyon 1-0. Këtij dëshpërimi të portugezit i shtohet edhe pushtimi i fushës nga një tifoz, pak minuta para përfundimit të ndeshjes.
Ky tifoz arriti t’u shpëtojë kontrolleve teksa kërkoi që tqë bëjë një foto selfie me yllin portugez të Juventusit duke u ulur në gjunjë përpara tij. Stjuardët e stadiumit ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur rifillimin e ndeshjes. Momenti i pushtimit të fushës nuk u transmetua nga regjia ndërkombëtare që për shkak të politikave, nuk u jep rëndësi episodetve të tilla. Edhe në Leverkusen, në 15 dhjetor të 2019 u regjistrua një rast i ngjashëm, sërish në Ligën e Kampioneve, kur Ronaldo u përqafua nga një tifoz që kishte dalë jashtë kontrollit.
sfidanti.al