F1, Penalizimet para nisjes, Ross Braun kërkon anulimin e tyre

Penalizimet ndaj pilotëve me pozicione përpara garave të Formula 1  për shkak të provblemeve mekanike në makinat e tyre do të ishte mirë të anuloheshin. Kjo është ajo që ka deklaruar Ross Brawn në një intervistë për portalin motorsport.com. Sipas tij ky sistem tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe tiofozëve nuk po u pëlqen aspak. ‘E urrej faktin që problemet teknike kanë shumë ndikim te garat-tha Brawn -tifozët e flaktë të një piloti nuk e pranojnë në asnjë mënyrë që idhulli i tyre e nisë garën në prapavijë për shkak të këtyre problemeve’.

Ross Brawn theksoi se ka ardhur koha që të gjendet një zgjidhje për këtë cështje ose të përcaktohet një formë tjetër penalizimi. Ose më mirë akoma, të hiqet fare ndëshkimi dhe të lejohet që problemi të zgjidhet. Ross Brawn foli edhe në lidhje me përdorimin e DRS, ku edhe në këtë rast kërkoi që të hiqej përfundimisht.Sipas tij zgjidhja më e mirë është që të lejohet zhvillimi i mëtejshëm i makinave, në mënyrë që ato të jenë në nivele të barabarta mes tyre për t’u dhënë mundësi që të rivalizojnë më fort në gara.

sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *