Me Mbapenë, PSG vlen 640 milionë euro, Championsi është basti!

Nejmar, Mbape, Kavani, Di Maria, Verrati, Tiago Silva, Markinjos, Rabio. Këta janë disa nga yjet titullarë të Paris SG të ri, ndërsa skuadra që ka pronarë sheikun Al Helaifi, vlen sot plot 640 milionë euro. Që nga koha kur merrej Tiago Silva nga Milani, dhe deri tek vera e tanishme me dy blerjet më të shtrenjta në histori, ka kaluar shumë kohë, ndërsa synimi tani është të fitohet Liga e Kampionëve (por, edhe të rifitohet kampionati). Presioni është i gjithi mbi trajnerin (mjaft të zot) Unai Emeri, ndërsa Al Helaifi është treguar “zemërgjerë” duke thënë se “Championsin duhet ta fitojmë brenda dy viteve”. Nejmar u mor 222 milionë euro, Mbape 180, pra 402 milionë bëjnë vetëm këta të dy. Në total, pronari dhe presidenti i klubit ka shpenzuar 1 miliardë e 121 milionë euro që nga viti 2011, ndërsa raporti blerje-shitje është në -959 milionë euro, pra shpenzimet janë të stërmëdha. Gjithsesi, PSG ende po ia del me Lojën e Ndershme Financiare të UEFA-s.

Sfidanti.al