F1, Hamilton konfirmon: Nuk kam ndërmend të tërhiqem shpejt nga garat

Ljuis Hamilton nuk ka ndërmend qe të lërë botërorin e Formula 1 edhe pse ideja në ndonjë rast i ka kaluar në menje. Piloti britanik 34 vjecar që krtyeson botërorin aktual të Formula 1 tashmë i është drejtuar titullit të tij të 6 për pilotë dhe mohon se do të largohet nga garat tani afër

‘E ndjej që jam një pilot më i mirë se kurrë-tha Hamilton që këtë sezon ka regjistruar 8 fitore në 12 gara të zhvilluara-një ditë do të tërhiqem, por në këtë moment ndihem fantastik si në aspektin fizik ashtu dhe në atë psikologjik. Nuk mendoj që të tërhiqem tani shpejt, kam shumë për të bërë, fituar e më shumë objektiva për të arritur si brenda ashtu edhe jashtë makinës’

Ljuis Hamilton ka edhe 1 vit në kontratën e tij me Mercedes dhe është 2 tituj dhe 10 fitore larg legjendës së Formula 1, Mikael Shumaher

‘Me Mercedes kam bërë një udhëtim fenomenal-vijoi Hamiltin-fitoren e parë së bashku e arritëm në Hungari në 2013 dhe kemi shkuar shumë larg. Shumica e personave që nisën punën te Mercedes janë ende aty dhe emocionohem kur shoh ato që kemi arritur së bashku’.

sfidanti.al