PSG krijon një kod të ri për futbollistët

Ardhja e Leonardos te Paris Sën Zhermeni duket se ka bërë që klubi të pësojë ndryshime përsa i përket organizimit të brendshëm. Masa e fundit e marrë nga drejtuesit e klubit parizien është detyrimi i futbollistëve që të firmosin një kod të ri te brendshëm sipas të cilit duhet të përmbajnë tonet e ashpra të tyre gjatë intervistave për median

Kjo masë u mor pas deklaratave të forta të /Tiago Motës, ish trajneri i ekipit të U19 të Paris Sën Zhermen si dhe pas atyre tyë Kimpembe pas eliminimit të Paris Sën Zhermenit në Ligën e Kampioneve nga Mancester Junajtid.

Kështu, përfaqësuesit ligjorë te klubit u dorëzuan futbollistëve një dokument prej 35 faqesh për kodin e ri të brendshëm që do të aplikohet në sezonin 2019/2020. ‘Dua futbollistë që të jenë gati të japin gjithcka për të mbrojtur nderin e fanelës së Paris Sën Zhermenit dhe të bashkohen me projektin e klubit. Sigurisht ka kontrata që duhen respektuar, por tani prioritet është identifikimi total me projektin tonë-tha presidenti i kampionëve të Francës, Naser Al Kelaifi.

sfidanti.al