Gjimshiti nis punën me trajnerin e ri

Berat Gjimshiti ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri me Atalantën, dhe pritet që edhe sezonin e ri, të jetë një nga futbollistët më të rëndësishëm në dispozicion të trajnerit të ri, Mauricio Sarri.

Mbrojtësi shqiptar ishte mes lojtarëve të pranishëm që në ditën e parë të grumbullimit në qendrën stërvitore të Zingonias, ku klubi bergamask hapi siparin e sezonit 2026/27 me vizitat mjekësore dhe testet fi zike. Atalanta ka vendosur ta nisë më herët se zakonisht fazën përgatitore, pasi skuadra do të debutojë që më 20 gusht në fazën «play off” të Ligës së Konferencës. Për këtë arsye, Sarri dëshiron të shfrytëzojë maksimalisht javët e para të punës për të ndërtuar identitetin e skuadrës, ndërsa shumë prej futbollistëve që ishin të angazhuar në Botërorin 2026 do t’i bashkohen grupit vetëm në fund të muajit korrik. Gjimshiti është një nga ato lojtarë të cilët ende nuk e ka ndarë saktësisht të ardhmen e tij, ku shpesh shihet si lideri i ardhshëm i skuadrës, e herë të tjera si largim i mundshëm. Në mungesë të disa lojtarëve të kombëtareve, Gjimshiti është një nga fi gurat më me përvojë të skuadrës që ka nisur menjëherë punën me trajnerin e ri.