Reali i Madridit gjatë kësaj vere solli në “Bernabe” disa lojtarë me emra “tingëllues”, por, siç duket, sezoni i transferimeve për këtë klub ende nuk ka përfunduar. Në fakt, deri tani, në fazën përgatitore Reali nuk ka treguar se ka bërë ndonjë ndryshim të madh në lojën e tij, ndërkohë që përjetoi edhe një humbje turpëruese 3-7 nga Atletiko e Madridit.
Trajneri Zinedin Zidane, sidoqoftë, thotë se në prag të sezonit të ri, ekipi i tij duket mirë, por se ka nevojë edhe për një përforcim tjetër cilësor. Me Realin lidhen disa emra, midis tyre edhe Pol Pogba, ndërkohë që edhe Nejmari ka qenë lidhur njëfarë kohe me klubin “mbretëror”, por tani jo më.
Gazeta e njohur spanjolle, “Marka”, shkruan se Zidane ka biseduar këto ditë me presidentin Florentino Perez, të cilit i ka thënë se Pogba është pikërisht lojtari që i mungon ekipit. Në fakt, ky mesfushor francez në ndeshjen e fundit të Mançester Junajtidit nuk luajti, duke i nxitur edhe më shumë spekulimet se ai pret që të transferohet në Madrid.
Sfidanti.al