F1, Ferrari dhe Red Bull ne ‘lufte’; per punesimin e nje tekniku te FIA

Ferrari se fundmi eshte ‘perforcuar’ ne aspektin teknik fale punesimit te Loran Meki, inxhinierin qe eshte kujdesurnper sigurine me Federaten Nderkombetare te Automobilizmit. Nje levizje kjo qe ka shkaktuar indinjate te skuadra e Red Bull, diçkaqe eshte shprehur nga Kristian Horner. Ky i fundit deklaroi se Ferrari nuk respektoi akordin mes skuadrave per te mos punesuar ish anetare te FIA apo FOM pa mbushur afatin 12 mujor te qendrimit jashte aktivitetit.

‘Ironia eshte se nje pjese e mire e skuadrave mes te cilave edh Ferrari menduan qe afati i qendrimit jashte aktivitete te ish punonjesve te FIA te ishte 3 vjet, por ne fund arritem nje akord per 12 muaj-tha Kristian Horner-po flasim per nje akord te arritur 6 jave me pare, pikerisht ne periudhen kur Ferrari nisi tratativat me Meki’.

I menjehershem ishte reagimi i Ferrarit nepermjet Mauricio Arrivabenes. Ky i fundit deklaroi se ka respektuar rregullat dhe gjithcka eshte bere ne baze te ligjit zviceran te punes sipas te cilit ky ‘akord zoterinjsh’ eshte ilegal.

Sfidanti.al