Arenat e NBA-së do të jenë bosh deri në qershor, po më pas?!

Jo vetëm futbolli europian, dhe sportet e tjerë të kontinentit të vjetër, por edhe basketbolli amerikan po pengohet ndjeshëm nga koronavirusi. Ndërprerja e vendosur disa ditë më parë duket se do të zgjasë, dhe informacionet nga mediat janë që parashikohet një rifillim në qershor të këtij viti. Kështu kanë rënë dakord krerët e klubeve dhe drejtuesit e NBA-së, ndërsa mbetet e paqartë sesi do të luhet në qershor. Një variant është që sezoni mund të anulohet për fare, ndërsa një tjetër është që mund të kalohet direkt në plej of, për të kursyer disa javë që mbeten nga sezoni i rregullt.

Mund të luhet pa ose me tifozë, por kjo do të varet gjithnjë sesi do të shkojë epidemija e sëmundjes në SHBA. Dëmet financiare pritet të jenë të ndjeshme, dhe kjo do të ndikojë, në mënyrë të pashmangshme, në rrogat që do t’u jepen lojtarëve për sezonin e ardhshëm. NBA u ka kërkuar klubeve të gjejnë mënyra të tjera për të përfituar të ardhurat, në mënyrë që t’i përshtaten situatës.

Sfidanti.al