Përse Kola dhe Josa ndezën spektaklin më të gabuar? Përse të tjera të javës..

Përse kanë rënë në batakun e një polemikë turpëruese Mirel Josa dhe Agustin Kola dhe s’po dalin dot?
Sepse dy ikona si Kola dhe Josa s’mund ta trazonin më shumë miqësinë dhe tërë mjedisin, kur për hir të një futbolli që s’vlen dy aspra morale, të rrënosh një vlerë që nuk ka çmim…
Përse pas ndeshjes big në Itali, Juventus – Lacio, edhe pse fituan kampionët me dy gola, u trumbetua shqip se Strakosha fitoi ndeshjen me Ronaldon?
Sepse sipas nesh, futbolli i 90 minutave të Strakoshës nuk matet me golin që pësoi nga Pjaniç, por vetëm me goditjen e Ronaldos që devojoi portieri…
Përse ndryshoi rituali i hapjes së kampionatit tone, kur për vite gjenim një një veteran që të godiste topin, kurse këtë herë gjetëm ..dhunën për të goditur futbollin?
Sepse ishte për disa që kujtonin se dhuna në lojën tonë është spontane dhe nuk menaxhohet nga zotat edhe kur flitet për “spektaklin” e radhës…do te jetë apo nuk do jetë policia brenda ne stadium..
Përse ish-trajneri i Kombëtares, De Biazi u shfaq çiltër në Itali duke thënë se është i shtrënguar të japë opinione në TV sepse ndryshe e marrin si “ të vdekur”?
Sepse në tokën tonë është ka ligj tjeter, trajnerët janë më të gjallë nga goja kur nuk kanë ekip dhe shfaqen në Tv se sa kur kanë ekip dhe të qerasin me ..mikrofon
Përse Batha i Partizanit, pa lëshuar akoma hije në Vlorë me Flamurtarin, i ke hedhur dorashkën Kokësit si viktimë e radhës?
Sepse është zakon shqiptar, jo vetëm i futbollit, por edhe kur ndërron Parti, të shfaqemi me flamur tjetër, por edhe me gojë të re…
Sfidanti.al