Uollverhemptoni arriti që të kthehet përsëri në Premier Ligë, ndërkohë që, gjatë verës, ky klub bleu disa përforcime me emra “tingëllues”. Euforia, në fillim të ndeshjeve, kur bëhet fjalë për këtë klub, është e paparë, ndërkoheë që tifozët e tij e befasuan opinionin publik anglez me “taktikën” e tyre që t’i shtijnë më lehtë në dorë biletat. Së shpejti, “ujqërit”, siç e quajnë ndryshe këtë ekip, në kuadrin e Kupës Karabao (dikur Kupa e Ligës, por që e ka ndërruar emrin për arsye sponsorizimi), do të ndeshen me Shefild Uensdejn në fushën e këtij të fundit dhe shumëkush mendoj se tifozët e tij do të sulen dhe do t’i mbushin tribunat e stadiumit. Megjithatë, Uollverhemptoni nuk do të ketë ndonjë mbështetje të madhe nga tifozët e vet, megjithëse këta të fundit kanë blerë një numër të madh biletash.
Shumëkush pyet se përse e kanë bërë ata këtë gjë, por shpjegimi është i thjeshtë, Arsyeja: tifozët që shkojnë dhe e mbështesin ekipin e vet jashtë, pra zotërojnë bileta të ndeshjeve në fushat e ekipeve kundërshtare, fitojnë pikë dhe kanë përparësi, kur është fjala për blerjen e biletave për ndeshjet në stadiumin e ekipit të tyre. Por, tani që plan i tyre “djallëzor” u zbulua, ka shumë mundësi që këta tifozë do të gjejnë ndonjë “taktikë” të re.
Sfidanti.al