Mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por nuk mund ta shpëtojë çdo herë ekipin e tij. Lionel Mesi pati nevojë për ndihmën e Usman Dembelesë që të dilte fitues nga stadiumi i Valadolidit dhe të mbante kreun e ligës spanjolle. Ishte një ndeshje shumë e rrezikshme, ndaj një ekipi tepër të fortë në shtëpi, sidomos ndaj Barçës, por gjithçka u bë thuajse e pamundur nga gjendja e keqe e terrenit (siç e tregon fotoja).
Barcelona arriti të krijonte shumë raste në pjesën e parë (edhe vendasit po ashtu), kur fusha ishte ende e mirë, por pas pushimit gjithçka u bë e kotë. Gjithsesi, doli në skenë Dembele që shënoi golin e vetëm, ndonëse Barça pati edhe një aleat tjetër, teknologjinë.
Valadolidi barazoi në minutat shtesë, por për fat në La Liga përdoret VAR-i, dhe ky përcaktoi se rrjeta e Koke Gotanit ishte në pozicion jashtë loje.
Sfidanti.al