Tirana kur tradhëton trajnerin ka ….taktikë!

Ju kujtohet kur Tirana iu përgjërua në Greqi, Artur Lekbellos, që të pranonte ftesën për të marrë stolin bardheblu? Çfarë feste kur Turi tha “po” dhe çfarë heshtje kampione kur Lekbellon e larguan sa hap e mbyllë sytë, pa dhënë shumë shpjegime. Nuk thuhej më se “një i familjes” u tradhëtua në ditën me diell në Tiranë, duke qënë si kumbull në Selanik.

Kjo ngjarje morale, na u kujtua dje kur mediat peshkonin në mënyra të ndryshme largimin e trajnerit Daja. Të atij që u bë “dhëndër” në ndeshjen dasmë me Skënderbeun, që i festuan me qirinj ditlindjen dhe  në anën tjetër përgatitej largimi i spikatur bardheblu.  Tirana mund të kritikohet për varfëri skemash në fushë, porse askush nuk mund të qahet se tradhëtitë i bënjnë me pak cilësi. Kur Daja paska përshëndetur futbollistët në mbledhjen e fundit, një punëtor i stadiumit “Stërmasi”  ka patur këtë dialog me trajnerin:

Daja: “ Po ti je gëzuar që po iki unë?

Punëtori: “ O profesor, do ta tregoj unë ndonjë ditë se cilët po festojnë largimin tënd..”