Stadiumi “Arena” s’pranon tifozët hallexhinj dhe ..”tërmetet e vegjël”!

E kanë pagëzuar “mister betoni” ngaqë presidenti Duka i ka besuar timonin e betonieres përgjatë ndërtimit të stadiumit “Arena” dhe megazyrave të Federatës. Fjala është për Arben Dervishin, njeriu që luan me topin e betonit në ndeshjet  e  Komitetit, ai që  ka marrë përsipër t’u ngulisë në kokë  shqiptarëve të futbollit, madje edhe më tej, se kur të bëhemi me stadium të ri , nuk do ta marrim vesh nëse është stadiumi i Arsenalit apo i Juventusit. Një stadium që mjafton ta prekësh, sipas tij, dhe  gati harron dhe çmimin “vrasës” të biletave, që do jetë dhurata më ironike për publikun. Për ata tifozë, të cilët  morën shuplakën e radhës   nga sistemi i babëzisë, kur nga goja e konstruktorit të “veprave te shekullit”,  doli ajo që mbahej sekret : “ Stadiumi nuk po ndërtohet për hallexhinjtë!”  Një frazë që zbulon se sa e trukuar është shprehja  se tifozët e Kombëtares do të  bëhen me shtëpi të re !

Le të mos  flasim për atë frazën e mëparshme, atë që kaloi si  pa u kuptuar mirë në ditët kur u tund dhe u shkund toka.  Ishte si një   “perlë e zezë”, e gjetur në ditët e tërmetit , kur nga FSHF-ja u shfaq një ‘kampion”  që sfidoi edhe vetë tërmetin e shumëfrikshëm: “ Edhe sikur të kishte rënë një tërmet me dyfish fuqi se ka ky që provuam, stadiumi “Arena”, prapë, do t’i rezistonte..” Në ruletin e çmendur te futbollit tonë, mund të dëgjosh shumë xhevaire. Po kjo ç’ ishte ? Prapë, paska folur zoti  Dervishi, që me sa duket, ka harruar vetëm një llogari të vogël si konstruktor me emër… se një tërmet me dyfish ballë do të na kishte fshirë të gjithëve, madje e dyshimtë është nëse do te shpëtonin  vetëm “kullarët” e stadiuimit…

Sfidanti.al