Pse zoti Rama i tha Dukës: Ta bëj unë skemën me Francën!

Në prag të ndeshjes me Francën, kryeministri Rama i ka thënë me humor presidentit Duka: “ Ma lini mua  ta bëj skemën kundër Francës”.  Duket si një batutë midis të madhit të politikës me  të madhin e futbollit, por ata që dinë se si funksionon skema në  sistemin kuqezi , me siguri nuk kanë vënë buzën në gaz. Madje, ky dialog,  i cili  pati si dëshmitarë gjithë futbollistët e Kombëtares,  sepse na kujton një histori e cila i reziston çdo kohe . Një trajner, jo pak  i njohur  në futbollin tonë , para një ndeshjeje, nga ato që  ne i pagëzojmë si  “ndeshje  jete”, i  ështe lutur presdidentit që ta linte të lirë për të bërë formacionin, duke i garantuar fitoren. Presidenti ishte hipnotizuar  nga zelli i trajnerit, dhe një zot e di se si nuk futi duart në formacion,  për herë të parë në jetën e tij. Kur ndeshja u humb dhe trajneri  ra në gjunjë si fajtor, presidenti ia preu shkurt: mos guxo më, të kërkosh ndere të tilla! Kjo histori, plus batuta  pickuese   e zotit Rama, të diktojnë një pyetje pothuajse të ndaluar: po presidenti ynë fuqiplotë,zoti Duka,  për të cilin thuhet se zotëron  shkopin  magjik , sa topi ka marrë formën e vezës,  a merret me gjëra të “vogla” si skema e lojës apo ajo  e ..nënlojës!

Për shembull, atë ditë me Andorrën,  cili trajner, ai sipër apo ai poshtë në stol, u dha leje   futbollistëve tanë që të  shkreheshin, të dezertonin pa iu dredhur qerpiku përgjatë  90 minutave dhe, kur të shpjegonin  tulatjen  e tyre   para mikrofonit,  të “këndonin”  bashkarisht, si  një orkestër e keqe :  e kishim mëndjen tek Franca! Dhe për dreq, kur na u shfaq Franca pas 3 ditësh,  e kishin  mëndjen  …tek stadiumi “Arena” . “Shqiponjat” e lodhura , siç i quante media  franceze,  aq të shqetësuar ishin për fushën delikate dhe të virgjër, sa në disa momente në vend të gjurmonin Grizmanin,  arnonin   plisat që u shqitën  nga tabani.  Apo “skema”  në ndeshjen e parë me Francën. A  mund të pranohet  se Edi Reja, trajneri që erdhi me peshën  e përvojës së  1000 ndeshjeve në Serinë A,  të lajthisë aq ndjeshëm   , sa lojtarin më pikant të Kombëtares, Odise Roshin, ta çmontojë nga sulmi për të cilin ka lindur dhe ta vendosë në mbrojtje për të marrë gjithë peshën e humbjes. Atë natë, të “dy trajnerët” , edhe ai që futi në epruvetë lojën edhe ai që kontrollon ekpseriementet në  laboratorin kuqezi, dolën të fituar se.. askush nuk  e pati mëndjen tek ngatërrimi i skemës, ngaqë francezët na “sulmuan” himnin…

Gezim Sinemati

Botuar ne Panorama Sport