Marrëzi futbolli,  dy milione euro per pese dite pune “shembullore”..

Kaq “pakogjë”do te paguhet trajneri Zhoze Murinjo vetem dhe vetem se do te komentoje disa ndeshje te boterorit te futbollit 2018, mes tyre edhe finalen e madhe galà.

Te jete valle: Arrogance?  Vanitet, apo me keq akoma supremaci e shtepive te marketingut per te dyja palet ne kontrate.

Rusët e Tolsoit qe dikur besonin ne dy perendi njeherazi, në te madhin mbi re dhe në tokesorin human te pagezuar Babai i letrave, sot e kane te veshtire shume t’i shpetojne deshires pompoze per lavdine e dikurshme te medaljeve para dhe pas ne kohe.

Aq e vertete eshte kjo, sa qe nen dritat e projektoreve  dhe stadiumeve trikolor, gelojne skena dhe prapaskena, komplekse qe iu flejne nen lekure per t’i treguar botes se, jane te afte ende per te bërë si dikur gjera te medha.

Nuk me kaloi me indiference ky lajmi i fundit per trajnerin portugez, por megjithe konsideraten personale,  me la pas shije te hidhur. Me duhet t’i zhgenjej te gjithe Murinjofanët, me duhet te zhgenjej edhe veten time, pasi askush nuk vlen aq miliona bashke, as Murinjo dora vet, per disa ore llafosje live.

Uroj shume ne fakt, qe e gjithe kjo te jete nje gjetje publicitare, si nga ana e menaxherit te tij si dhe nga ana e rusëve te futbollit.

Askush nuk vlen dhe nuk duhet te vleje kaq e aq shifra bombastike, askush nuk duhet t’i jete kaq mirenjohes futbollit te sotem.

Te gjithe ne fakt duhet te zhgenjehen, te gjithe ata me mend ne koke e kane te drejten te revoltohen dhe te ndihen te fyer.

Futbolli yne modern eshte nje industri e frikshme me mekanizma gjigande, me duar per pastertine e te cilave kam dyshime te medha.

Flasim per futboll dhe ne sfond te kap veshi zhurmen tunduese te makines se parave qe rri ne prizë dite dhe nate.

Kush po e shfrytezon tjetrin dhe perse?

Kush po i paguan yjet me shifra jashtetokesore dhe perse?

Perse u dashkan valle kaq shume keta futbollistet e sotem, u dashkan me shume se te djeshmit dhe te zë frika te hamendesosh pa emocion per te ardhmërit.

Sa here shoh nje ndeshje te mire nga ato te vertetat, e ndiej emocionin, e ndiej dritherimen e lojes, më kaplon ankthi, por une e mbyll me kaq, sepse me zgjedhje dhe pamundesi per loje,kam qelluar te jem vetem nje tifoz. Vetem pasion  dhe deshire per loje te vertete!

Por ne emer te kesaj dashurie, te dashurise se perbashket, prej kohesh po shkruhet epopeja e milionave dhe e pagave me shume zero pas.

Ne emer te ketij pasion pa kondicionim, eshte sajuar saga e stergjate e mirenjohjes kolektive per aktoret “superheronj”.

A thua se duhet te shperblehen keshtu? A thua te vleje kaq shume loja me e dashur?

Po e paguajme kaq shume emocionin sa qe, kusurin e mbetur ate bakshishin ne tavoline, po e lejme per te gjithe te vobektit kokëplotë.

Sa pak mirenjohes jemi ndaj kushedi se sa mjekeve dhe shkencetareve bashke, sa te paperfillur ndihen akademiket dhe intelektualet e letrave, sa injorime kane mbi supe mendjet e medha, vetem e vetem se nuk munden t’i bien topit.

Dhe si per rastesi, kur je ftuar te jesh prezent ne nje ceremoni vleresimi per nder te nje miku, per nje shqiptar, nje mendje plot e koke ulur, qe punon dhe jeton pertej Adriatikut ne Romen e “Tottit”, te vjen ne mend batuta e tij naive;

…”Nuk do kisha mberritur deri ketu me abone metroje, nese do i kisha  rezistuar sime mëje, kokefortesise se saj per te me hequr me dhune topin nga kemba, diktatit te saj per te mposhtur deshiren feminore per tu bërë futbollist! Ndoshta do me shihnit duke ardhur siper ndonje ferrari.

Futbolli i sotem eshte futbolli i menaxhereve, loja dhe formacioni ne fushe jane aksione ne bursen e lojtareve, pagat dhe shifrat jane kaq te paimagjinueshme per tokesoret normale, sa ti e gjen veten duke mallkuar atje lart per talentin e munguar.

Do te doja shume qe kontrates se pare, asaj te zanafilles, asaj qe pasionin e ktheu ne profesion sulltanesh  t’i  dale boja pak e nga pak. Uroj shume qe ata burrat në Zvicer te imponojne nje diete te shendetshme,

t’i vënë pak fre dalldise, sepse jo per parrullë, pasioni per fat te keq vlen vetem per ata te krahut tone.

Me quani cinik apo edhe me keq! Me shani nese doni, por une i mëshoj asaj qe thashe me lart. Askush nuk duhet dhe nuk ka perse te meritoje kaq shume zero ne bordero, vetem dhe vetem perse mundet dhe eshte i afte me topin me shume se te tjeret. Ky nuk eshte nje hymn kunder futbollit, ky nuk eshte hosten per topin, keto jane vetem dy rreshta te shkruar siper celularit. Jane rreshta te sinqerte, sa dhe shprehja e vjeter, jepini Çezarit, ate qe eshte e Çezarit! Nese e gjeni denigrues sa me lart, harrojeni qe e lexuat, fshijeni nga memoria, por nuk do të thotë qe, … hendeku nuk eshte aty.

Mos i tundoni femijet te behen me patjeter Mesi dhe te luajne per tu pasuruar, mesojini te duan me parë lojen nese e kane  pasionin, seç do iu sjelle moti nuk i dihet, sepse te jetosh me sportin eshte dhurate , per ta thene ndryshe, dhuraten e pranon edhe mbreti.

Jemi ne nën diktatin e futbollit milioner apo futbolli po vuan nga diktimi yne pa kusht per lojen? E duam kaq shume sa qe i mbyllem syte apo syte e mendjes i bejne rikoshet syve te zemres, pasi shume natyralisht u dyzuam per tu ndjerë sa me komod?

Une, nuk e di, “quo vadis”?

Ps. Te kuptohemi drejt, sa me sipër nuk ka kurrëfarë reference me futbollin ” made in Albania”, futbolli i këtushem flet me bilance dhe tentativë mbijetese.

 

Sfidanti.al